radoicic

Raportuesja për Kosovën në PE: Radoiçiç duhet ekstraduar në Prishtinë

Postuar në 19 Tetor, 2023 16:10

Draft-rezoluta e dërguar në Parlamentin Europian për sulmin e Banjskës kërkon që Serbia të ekstradojë drejt Kosovës Milan Radoiçiçin.

Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, thotë se megjithëse nuk ndan të njëjtën pikëpamje me qeverinë e Kosovës, se incidenti në Banjskë ishte një përpjekje e Serbisë për të provokuar luftë dhe aneksuar veriun, institucionet e institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për hetimin e qytetarëve të saj.

Radoiçiç pranon organizimin e sulmit në Banjskë. Kushte juridike për nxjerrjen jashtë ligjit të Listës Srpska

Postuar në 29 Shtator, 2023 14:52

Nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiç, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, pasi sipas presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, “ai nuk dëshiron ta dëmtojë Listën Srpska”. Përmes një letre te lexuar nga avokati i Radoiçiç, Goran Petronijeviç, numri dy i Listës Srpska, parti serbe në Kosovë, ka pranuar pjesëmarrjen në ngjarjet e Banjskës më 24 shtator, madje edhe përgjegjësinë për organizimin logjistik të tyre. Siç pritej ai ka shfajësuar Beogradin zyrtar duke deklaruar se ky i fundit nuk ka patur dijeni për atë që po ndodhte.

Subscribe to RSS - radoicic