iConsent

“Po, më pëlqen”, aplikacioni për kontratën seksuale hap debat në Danimarkë

Postuar në 27 Janar, 2021 15:19

Në Danimarkë ka një aplikacion të ri, që u jep meshkujve mundësi të bëjnë seks, duke qenë të sigurt se partnerja nuk do të pretendojë se është përdhunuar apo manipuluar.  iConsent u jep meshkujve një kontratë 24-orëshe pëlqimi. Ai u prezantua si opsion i ri pas hyrjes në fuqi të një ligji që kriminalizon seksin pa miratim të qartë. Vitin e kaluar, qeveria daneze e rishikoi ligjin për dhunën seksuale, duke e bërë çështjen e pëlqimit bazën për përcaktimin e natyrës së një marrëdhënieje fizike.

Subscribe to RSS - iConsent