luani

Sparta "del në dritë" pas 28 000 vjetësh nën akullin e Siberisë

Postuar në 08 Gusht, 2021 16:37

Një këlysh luani 28 000 vjeçar është gjetur në vitin 2018, shtatë metra nën tokë në një tunel të ngrirë në Arktikun Siberian.

Në atë kohë, zbulimi u bë nga Pavel Efimov, i cili e referoi gjetjen në Akademinë Ruse të Shkencave në Yakutsk. Një ekip studiuesish u dërgua menjëherë për kërkime më të thelluara në Belaya Gora, në bregun e lumit Indigirka. Ajo që gjetën atje ishte një nga kafshët e ruajtura më mirë që nga Epoka e Akullnajave. I vogli i luanit kishte ende të paprekura dhëmbët, lëkurën, kthetrat dhe madje edhe mustaqet.

Ndahet nga jeta "Zhaku i Fierit": Jetoi në një Ferr mbi Tokë...

Postuar në 05 Korrik, 2019 20:12

Raportohet se Zhaku i Fierit, një nga dy luanët që u zhvendosën në Hollandë për t’i shpëtuar një lloj Burreli zoologjik, ku hyn dhe nuk del, ka vdekur. Ose ka ngordhur me standardin persekutues të shqipes. Top-Channel ka sjellë njoftimin e qendrës Felida në Hollandë që ka përcjellë me dhimbje ndarjen nga jeta të një krijese të pafajshme që u kap në kurthin e vdekjes në Fier të Shqipërisë. Për këtë luan ishte tepër vonë, pasi veshkat e tij ishin shumë të dëmtuara.

Subscribe to RSS - luani