Mid'had Frasheri
Kthehen në Shqipëri eshtrat e Mid’hat Frashërit
Qeveria vendosi në mbledhjen e kësaj të martë akordimin e një fondi që do të mundësojë kthimin në atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit. Në vendim thuhet se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e personalitetit Mid’hat Frashëri.