Kryeprokurorja
Kryeprokurorja ka zyrën, hetimet i drejton tjetërkush... (Video)
Pa u mbushur 48 orë nga hyrja e Arta Markut në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, numrin 1 të organit të akuzës në Shqipëri e ka vizituar, Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë. Ai është dhe mysafiri i parë i “nuses” së re që u zgjodh nga parlamenti për të çuar përpara hekurave njerëzit e pushtetit. E sugjeruar dhe e mbështetur nga socialistët në pushtet, Arta Marku ka pritur për më shumë se 30 minuta ambasadorin amerikan në vendin tonë, tashmë i njohur për protagonizmin në jetën politike të vendit.
Zgjidhet Kryeprokurorja e Përkohshme, Opozita në tym (Video)
Me 69 vota të mazhorances, Parlamenti zgjodhi Arta Markun në postin e Kryeprokurorit të përkohshëm. Votimi u zhvillua mes protestes së opozitës brenda në sallë ku u hodhën edhe tymuese, si dhe jashte saj, ku mbeshtetes të saj tentuan të hyjnë në sallen e kuvendit, gjë që nuk u lejua nga kordoni i policisë.