Kryebashkiaku i Venecias
Kryebashkiaku i Venecias: Kush bërtet Allahu Ekber do qëllohet me armë
Reagime të shumta kanë ngjallur deklaratat e kryetaritë të djathtë të Bashkisë së Venecias, i cili tha se në qoftë se dikush do të dëgjohet duke thirrur "Allahu Ekber" në sheshin San Marco do të qëllohet me armë. Duke folur në një konferencë në Rimini, Luigi Brugnaro tha se Venecia është qytet më i sigurtë se Barcelona ku ndodhi sulmi më vdekjeprurës.