transferimi i komandes
Ligji për mbrojtjen në kuadër të NATO-s, pse nuk diskutoi PD-ja?
Pse u largua opozita këtë të enjte nga salla e parlamentit? Për dekretin e plehrave që nuk u votua në parlament? Për ofendimet e Taulant Ballës? Duken arsye që nuk e justifikojnë largimin. PD ndoshta nuk donte as të diskutonte as të votonte një ligj të rëndësishëm mbi ushtrinë. Duke parë se si miratohen në parlament pa diskutim apo kundërshtime ndryshimet në ligjin për kalimin e forcave të huaja ushtarake, duken qesharake ankesat e politikës për shkelje të sovranitetetit nga paketa e ligjeve për Vetting-un në Drejtësi.