xin
“Globalizim dhe dixhitalizim: Era e izolimit ka përfunduar”
Miliarderja kineze Zhang Xin, ka folur në një intervistë për gjermanen “Spiegel” rreth asaj që pritet ndodhë me ekonominë kineze. Sipas Xin, Kina duhet të kalojë drejt një ekonomie konsumi dhe shërbimesh, duke patur përherë parasysh se në botën që jetojmë: “Asnjë ekonomi, apo kompani, si dhe individ nuk mundet të zhvillojë plotësisht potencialin e vet pa përqafuar dy prirje themelore: globalzim dhe dixhitalizim”. Në këtë kuptim, “Kina ka nevojë të vijojë të hapet dhe të ndërlidhet”. “Ajo ka nevojë të kuptojë se bota është bërë një. Era e izolimit ka përfunduar”, vijon miliarederja kineze.