spasse
Im atë, Sterjo Spasse
Një monografi e romanizuar mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit Sterjo Spasse, shkruar nga i biri, Ilinden, u promovua dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Libri vjen si një roman mbi shkrimtarin, e mbështetur mbi një material të gjerë arkivor të familjes Spasse. Leximi bëhet në mënyrë kronologjike që nga fëmijëria deri në ikjen nga kjo jetë, duke sjellë fakte reale, jetësore, që e formuan dhe afirmuan shkrimtarin Sterjo Spasse. Për herë të parë sillen fakte e tablo nga jeta letrare e viteve ‘30, me figura si Petro Marko, Mitrush Kuteli, Nonda Bulka, V.