skadon afati
Shkelen afatet për Ligjin e Mbetjeve, qeveria e mban në sirtarët e Kuvendit dekretin e Nishanit
Dekreti i Presidentit që rrëzon ligjin është dërguar në Parlament me 14 tetor dhe sipas përllogaritjeve ligji duhet të ishte shqyrtuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese brenda kësaj jave.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e ka çuar ligjin për shqyrtim menjëherë dhe ai është programuar në kalendarin 3 javor të punimeve që me datën 24 nëntor.
Të kontaktuar nga Televizioni Klan, burime zyrtare të shërbimeve në seancën e Kuvendit shprehen se deputetët nuk e kanë përmbushur detyrën e përcaktuar në rregullore për këtë rast.