sindroma e havanes
Mediat amerikane me version të ndryshëm nga shërbimet sekrete: Sindroma e Havanës ka lindur në Moskë
Një njësi sekrete e inteligjencës ruse mund të jetë përgjigjja për Sindromën e Havanës, e cila ka prekur diplomatët amerikanë, spiunët, kontraktorët dhe familjet e tyre. Ky është konkluzioni i një investigimi të kryer nga “The Insider”, një uebsajt i pavarur investigativ rus, revista gjermane Der Spiegel dhe seria e dokumentarëve CBS 60 Minutes. Sipas investigimit, përgjegjëse për sindromën e Havanës është njësia 29155 e GRU-së.
Sindroma e Havanës “hyn” në CIA
Mes të prekurve nga e ashtuquajtura “sindroma Havana” janë edhe rreth 100 oficerë të CIA-s dhe familjarë të tyre. Drejtori i CIA-s, William Burns, e konfirmoi këtë gjatë një interviste në Radion Publike Kombëtare. Ai tha se CIA po heton mbi shkakun e sëmundjes misterioze, simptomat e të cilës janë kryesisht migrenë, marrje mendsh dhe humbje kujtese.
Sindroma e Havanës, përgjim që gjeneroi një armë të re?
E ashtuquajtura sindroma e Havanës mund të jetë pasojë e përpjekjes për të mbledhur informacion nga pajisjet elektronike të punonjësve të qeverisë amerikane. Së fundmi, nën administratën Biden, inteligjenca amerikane ka hetuar intensivisht, por nuk ka arritur të shpjegojë dëmtimet e trurit të diplomatëve dhe zyrtarëve të tjerë brenda dhe jashtë vendit.
Brenda radhëve të punonjësve të inteligjencës nuk ka konsensus lidhur me "teknikën, qëllimin, kush është në shënjestër dhe atë që mund të ketë qenë thjesht një rastësi".
Inteligjenca amerikane raporton raste të reja të “sindromës së Havanës”
Ato që në SHBA prej disa vitesh janë cilësuar sulme misterioze ndaj diplomatëve amerikanë në Amerikën Latine, duket se janë në rritje. Drejtuesit demokratë dhe republikanë të Komitetit të Inteligjencës në Senat raportuan të premten incidente të tjera të ngjashme, për të cilat thanë se po kryhen hetime.
Në një deklaratë, senatorët Mark Warner, kryetari demokrat i komitetit dhe Marco Rubio, nënkryetari i tij republikan, thanë se prej rreth pesë vitesh kanë qenë në dijeni të sulmeve misterioze ndaj personelit të qeverisë amerikane në Havana, Kubë dhe gjetkë në botë.
Sindroma e Havanës prek edhe ushtarët amerikanë në Siri
Sulmet misterioze ndaj diplomatëve amerikanë në Kubë(sindroma e Havanës), duket se po përsëriten dhe kësaj radhe mes trupave ushtarake të stacionuara në Siri. Politico raporton se SHBA po heton për sinjalizime shqetësuese nga radhët e ushtarëve amerikanë në Siri që kanë raportuar simptoma të ngjashme me gripin, shoqëruar me dëmtime të paqarta nervore.