Shqiptari i Ri
Çfarë kërkon Shqiptari i Ri?
Shqiptari i Ri nuk është si ai i vjetri. Është mendjehapur. Është më bashkëkohor dhe më qytetar padyshim. Kërkon më shumë nga vetja dhe nga të tjerët. Por më shumë fare kërkon nga Zoti. Problemi është se Shqiptari i Ri duket ca i çorganizuar në kërkesa. Nga shqiptari i vjetër, si një atavizëm i pashmangshëm ka huazuar ndonjë gjë, që e nxjerr padashje nga nënvetëdija, si p.sh. parrullën “urdhri i dytë anulon të parin”, e ka modifikuar në “kërkesa e parë rrëzohet nga e dyta”.