shkollat rezidenciale
"Vrit indianin, shpëto njeriun!" Genocidi Arsimor mbi indigjenët
Mes viteve 1890-1978, në Shkollën Rezidenciale Indiane në Kamloops në provincën kanadeze të British Columbia, mijëra fëmijëve indigjenë u mësohej ‘të harronin’. Të ndarë nga familjet e tyre, këta fëmijë detyroheshin të harronin gjuhët e tyre, identitetet dhe kulturat. Përmes ndarjes dhe të harruarit, kolonët dhe mësuesit besonin se jo vetëm po ndihmonin këta fëmijë indigjenë, por edhe vetë kombin. Kanadaja do të përparonte, shpresonin kolonët, nëse fëmijët indigjenë – vendas – do të mund të bëheshin edhe më të ngjashëm me të bardhët.