regeneron
Një tjetër pilulë kundër Covid-19, Regeneron siguron 81.6% imunitet
Një tjetër medikament premton parandalimin e infektimit me virusin SARS-CoV-2. Regeneron Pharmaceuticals Inc njoftoi sot se një dozë e vetme e koktejit të saj të antitrupave uli rrezikun e infektimit me 81.6%, rezultat që zgjati dy deri në tetë muaj pasi ishte marrë.
Ilaçi me të cilin u trajtua Trump, i gjeneruar nga fetuset
Regeneron, koktejli eksperimental i antitrupave monoklonalë, i përdorur nga Donald Trump kundër Covid-19 dhe që ai ua ka premtuar falas të gjithëve, është bërë me qeliza që vijnë nga indet e fetusit, një praktikë që presidenti e ka dënuar vazhdimisht. Lajmin e bën të ditur “New York Times”. Në qershor 2019, administrata Trump pezulloi fondet federale për pjesën më të madhe të hulumtimeve të reja shkencore duke përdorur indet fetale që vijnë nga abortet.