raktetat
Çmitizimi i von Braun/Plagjiaturë në diplomë. Menaxher gjenial, por jo shkencëtar i padiskutueshëm
Werhner von Braun, ose ndryshe dhe në origjinal, baroni Werhner Magnus Maximilian von Braun, është një emër i njohur për mbarë botën. I famshëm madje që në gjallje të tij, kur iu atribuuan krijimi i V2, raketave të para të krijuara nga Gjermania Naziste dhe më vonë, në vitet ’60, zbarkimi i parë i njeriut në Hënë. Von Braun mbahet si shpikësi i raketës dhe promotori i programit kryesor hapësinor të konceptuar nga njeriu. “Kristofor Kolombi i hapësirës”, ja një ndër epitetet për të vënë nga revista gjermane “Spiegel”.