Plus
Falimentimi i "Plus", dështimi i një prej të mëdhenjve të tregut
Falimentimi i kompanisë celulare “Plus” ka regjistruar një precedent për dështimin e sipërmarrjeve shqiptare. Nuk janë dhënë arsye për këtë vendim të aksionerëve, por formalisht është thënë se kompania ka dalë me humbje. Dje revista ekonomike “Monitor” trajtonte në një shkrim të vetin arsyet e falimentit. Në arsyetimet e veta, revista cilësonte se roli i AKEP me licencën e 3G dhe sjellja e institucioneve shqiptare përcaktoi dështimin. Sot në një kronikë të Tema Tv paraqiten të tjera arsye për falimentin e Plus.
Pse falimentoi kompania Plus Communication?
Kompania e telefonisë celulare Plus Communication ka lajmëruar se që prej 1 Janarit 2018 nuk do të ofrojë më shërbimin ndaj abonentëve të saj.