pergjigja ime
Kryeministri: Jam shqiptar(sot) dhe shëndoshë e mirë
"Përgjigja ime" e Kryeministrit Rama që ka qetësuar mbarë shqiptarët për shëndetin e tij duke sqaruar se ai është shqiptar, teksa në raste të tjera ka deklaruar se është kroat, apo italian.
E provon njëherë edhe si operator turistik
Kam siklet t’u shpjegoj të huajve që pyesin si ka mundësi që opozita juaj e përçmon atdheun.
Ose: dhuna dëmton turizmin, ekonominë dhe imazhin.
Këto janë recetat çmobilizuese dhe minidiversionet e një kryeministri që bën rolin e operatorit turistik, ose të guidës turistike që po i bien myshterinjtë.
Nuk u fye nga Berisha. Thjesht luftë ndaj Thaçit për të qenë Lajmi në Tiranë
Dje në mbrëmje kryeministri Edi Rama doli në një videokonferencë, apo videoselfie për të shfryrë kundër Sali Berishës dhe akuzave të këtij të fundit për familjen e z. Rama. Dalja e z. Rama u përcoll live në disa televizione, ndonëse jo e plotë.
Askush nuk gjeti ndonjë arsye të vërtetë se përse kryeministri i Shqipërisë, i cili e prishi keq gojën dhe në të vërtetë ja tha të gjitha ish-kryeministri në sallën e parlamentit, duhet të dilte në orët e mbrëmjes për të shpërfaqur një gjendje të vetën ku ngatërrohej realja me aktrimin.
Video/Dëgjojeni Kryeministrin. Po shpjegon gjendjen e vet
Video/Nuk kërkoi falje, zgjodhi rrugën e Ramizit
Zakonisht kryeministri Edi Rama kërkon falje kur e sheh punën keq. Kërkoi falje për Kushtetutën që e katandisi në një rreckë, u kërkoi falje kuksinaëve.
Por sot ai ka vendosur të përmbushet si politikan duke imituar Ramiz Alinë që 28 vjet më parë pranoi të takonte studentët që më pas u bënë pjesë e partive politike. Me këtë rast Rama ka shansin t'i vjedhë përfundimisht PD-së datën, 8 dhjetor, të cilën e ka uzurpuar si të vetën, ndonëse studentët e injoruan ftesën e tij për dialog në studio.
Unë për vete nuk jam hajdut! Ndaç besoni, ndaç jo
Sot kryeministri Rama, ka zgjedhur që përmes rubrikës në Facebook, "Përgjigja ime", të japë një sqarim mbi ata që akuzojnë se politikanët janë të gjithë hajdutë. Më poshtë video e plotë: