parashikime

FMN për transparencën e buxhetit: Dekadën e fundit qeveritë kanë fryrë parashikimet

Postuar në 17 Janar, 2016 13:01

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se buxheti rrezikohet nga parashikimet që qeveria bën në mbledhjen e të ardhurave, duke i mbivlerësuar parashikimit. Në raport, ndërkombëtarët ngrenë shqetësimin se buxhetit i kanë munguar të ardhurat për shkak të mosrealizimeve dhe kjo e ka detyruar qeverinë të ndryshojë buxhetin, por kjo ka minuar besueshmërinë e këtij buxheti.
Gjatë dekadës së fundit, zyrtarët i kanë mbivlerësuar parashikimet për rritjen ekonomike nga 1.5 për qind dhe arkëtimin e të ardhurave me 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Baba Vanga, misteri i një profeteje

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 18:49

Njeriu nuk kënaqet me shpjegimin racional të ngjarjeve. Kërkon përherë një alternativë për t’u vetëintriguar si dhe për të ruajtur diçka nga mistika e së shkuarës. Pas viteve ’90 në media të shumta u popullarizuan dukuri të tilla historike si profetët dhe profecitë, që deri më atëherë ishin harruar si relike të një kohe të lënë pas. Prirja ka zënë vend mirë, aq sa shikohet edhe si biznes. Filma nuk mungojnë, por ndërkohë që bota përjeton një periudhë të trazuar, fryma apokaliptike emfatizohet dhe kthehet në referencë për shpjegimin e gjithçkaje.

Subscribe to RSS - parashikime