panamerikanizmi
Kërcënimi rus, injorimi evropian dhe “panamerikanizmi” infantil
“Në njërën anë shungullon nga deti/Në tjetrën ulërin nga mali.” Me këto dy vargje fillon poezia “Monedha e Gentit” (1985), nga e cila më vonë lindi edhe drama me të njëjtin titull e me të njëjtën ide, atë të dilemës që mund të jetë edhe fatale, kur duhet të zgjedhësh ndërmjet dy rreziqeve. Sigurisht që nuk është e zakonshme që një analizë raportesh ndërmjet kombesh e shtetesh të fillohet me projeksione poetike, por kur gjërat janë të ngatërruara, ia vlen të tentohet që të ftohet në ndihmë të përkohshme edhe abstraksioni poetik. Kështu do të bëj kësaj radhe.