Open Data

“Fiasko e Facebook, por edhe Twitter keqpërdoret”

Postuar në 29 Mars, 2018 10:47

"Në Facebook dhe Twitter, shpesh nuk është vendi i mirë për të gjetur dikë." Me  këtë shprehje tipike, shpikësi i World Wide Web (WWW), Sir Timothy Berners-Lee, një nga figurat më të rëndësishme të botës teknologjisë moderne,  bëri publike shqetësimet e tij rreth përdorimit të mediave sociale si një mënyrë për të ushtruar ndikimin politik, nga përdorimi i të dhënave personale apo reklamave gri.

Pas udhëtimeve të Edi Ramës, një tjetër ndryshim në pagesa: rrogat e ujësjellësit merren nga subvencionimimi librave

Postuar në 24 Nëntor, 2015 12:13

Udhëtimet e Edi Ramës nga një meridian në tjetrin paguhen me lekëtë e akorduar për ish-të përndjekurit. Ky lajm u bë publik dje nga Open Data që i referohej pagesës nga thesari. Reagoi transparenca.al për të bërë sqarimin e vetvetes se bëhej fjalë për një gabim njerëzor. Sot Open Data publikon një tjetër pagesë edhe më “balliste” në natyrën e vet: pagesa e rrogave për muajin qershor korrik 2015 për Ujësjellës Kanalizime në Kukës është bërë nga fondi i subvencionimit për librat shkollorë.

Fondet e ish-të pëndjekurve përdoren për udhëtimet e kryeministrit Rama (dokumenti)

Postuar në 23 Nëntor, 2015 14:15

Fondet për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve janë përdorur për të paguar biletat e udhëtimit të kryeministrit Edi Rama, sipas një vëzhgimi të thjeshtë në transaksionet e thesarit që ka bërë Open-data Albania. Fatura e kompanisë së udhëtimeve ‘Meridiana Travel Tour” u shlye me 8 milion lekë nga Këshilli i Ministrave, me paratë e thesarit që ishin pjesë e shpenzimeve për “Burgosjet e padrejta”. Transaksksioni mban datën 12-18 Mars 2015, kohë kur kryemiistri ka udhëtuar shpesh. Portali i qeverisë nuk ka dhënë ende asnjë sqarim lidhur me këte fakt

Subscribe to RSS - Open Data