ngacmimi
Zbulohet kush ngacmoi Cubin
Dini gjë ju kush e ka ngacmuar Cubin? Cubi Metkajn e kam fjalën, që është aktore humori siç po thonë. Mos qeshni, se edhe aktoret e humori i ngacmojnë, seksualisht, me siguri në qeshje e sipër. Gazeta “Tema” ka një raportim shumë korrekt mbi të dhënat e situatës së krijuar me Cubin.
Koha të shkrepim pistoletën!
Kur lexoj që disa mësues shkollash të mesme, disa fundërrina që nuk meritojnë të jetojnë mbi këtë tokë, flasin e flirtojnë, e pervertojnë me nxënëset e tyre, si të ishin prostituta, më ngjethet mishi dhe më ndizet gjaku. Si mundet të gjarpërojë në çdo pore të shoqërisë tonë krejt të sëmurë, një fëlliqësi e tillë e pandëshkuar?
Të dhëna të pazakonta, 39.3%e femrave në Egjipt të ngacmuara seksualisht nga të afërmit
Disa të dhëna të fundit për Egjiptin zbulojnë një situatë të pazakontë për trajtimin e femrës në këtë vend. Nga një studim i kryer nga prof. Madiha Obada e universitetit të Sohag, rezulton se ngacmimet seksuale ndaj femrave në këtë vend janë rritur me 78.6%. Në një shifër absolute 62.1% e femrave të të gjitha moshave kanë qenë subjekt i ngacmimit seksual, prej të cilave 76.4% kanë qenë subjekt ngacmimi më shumë sesa njëherë.