narko-trafiku
Berisha nxjerr emra të trafikut me të cilët ka komunikuar Sajmir Tahiri. A është përgjim i servirur nga SHISH?
Ish-kryeministri Berisha u ka shkuar më tej akuzave të bëra nga kryetari i Partisë Demokratike për një komunikim të dokumentuar të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri me kokat e trafikut të drogës në Porto Romano. Ai ka përmendur emra dhe drejtues të lartë Policie në Durrës që sipas tij kanë patur lidhje me trafikantët, duke i bërë edhe një mbrojtje Shërbimit Informativ Shtetëror.