moskovi
Zelenskiy, si me "prroçkat" e historisë së Ballkanit: Emri Rusi duhet të ndryshojë
Rusia është emër shumë europian, i vjedhur madje nga Kievi, ndaj ajo duhet të riquhet Moskovi. Në media po qarkullon një peticion për këtë çështje, i cili rimerret në mediat perëndimore për t’i dhënë zë një ideje që nuk dihet ku qëndron veçse në logjikën e atyre që i fryjnë vetëm zjarrit.
Mediat shkruajnë se “presidenti Zelenskiy është i interesuar mbi këtë ide”, diçka që marketohet sikur kjo të jetë thënë në kuatrinat e Nostradamusit, apo në ndonjë ungjill apokrif.