maturantet
Çfarë po ndodh me maturantët? Peripecitë proceduriale që prodhuan kaosin e tanishëm. A po favorizohen privatët?
Pranimet në universitet publike në Shqipëri këtë vit kanë lënë të pa kënaqur shumë maturantë. Edhe pse një pjesë e konsiderueshme e tyre rezultonin nxënës më rezultate mjaft të mira ata kanë rezultuar që të mos jenë shpallur fitues në listat e publikuara nga universitete. Për këtë arsye një pjesë e konsiderueshme e nxënësve dhe prindërve kanë vendosur që të ngrejë zërin dhe që ti bëjnë publikë rastet porsa i përket mënyrës së shpalljes së fituesve.
Portali qeveritar kthehet në pengesë për maturantët. AKSHI refuzon përgjegjësinë
“Tema Tv” raporton sot për një seri ankesash që maturantë të shumtë kanë adresuar në këtë televizion për mosfunksionimin e portalit unik shtetëror “e-albania”. Portali ka fituar të drejtën përmes një VKM-je të marrjes dhe transmetimit të aplikimeve, por siç informon TT-ja, ai nuk është në punë dhe po pengon maturantët. Më tej, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit kanë mohuar që të jetë përgjegjësi e tyre kjo situatë, duke adresuar tek Ministria e Arsimit. Një sorrollatje që na kujton ankesat e dikurshme të qytetarëve për numrin 126 të policisë.