lufta verbale
Politika i premton burgun vetes
Politika shqiptare ka hyrë në një rreth psikotik dhune verbale dhe lufte civile retorike që herët apo vonë do të çojë në veprime që do përligjin këto që artikulohen sot. Jo për dëshirë, por për të riekuilibruar një skenë të anuar dukshëm nga krahu i krimit ekonomik. Politika shqiptare po premton publikisht Burgun, ndëshkimin; ajo është detyruar të fusë në axhendë prioritare repertorin penal për të cilin mendonte se nuk do të vinte ndonjëherë dita.