ligji antitrust
Kaspersky, ankesë zyrtare në KE kundër Microsoft: Ka shkelur ligjin antitrust me Windows 10
Disa kompani të përodhimit të softuerëve për sigurinë kanë depozituar një ankesë të re kundër Microsoft në kuadër të legjislacionit antitrust. Kompania e njohur ruse, Kaspersky është një prej tyre e cila kërkon nga Komisioni Europian që të vlerësojë sjelljen e Microsoft në treg që me Windows 10, hedhur në treg në tetor 2014 ka cenuar pozitën e konkurentëve. Në këtë sistem operativ, Microsoft ka instaluar flas softuerin Defender, një aplikacion kundër virusimit që u heq kështu rusëve të Kasperskyt një produkt nga tregu.