laiciteti
Nuk e ka shkelur ende një kryeministër
Diplomati dhe publicist Shaban Murati bën këtë vëzhgim në profilin e vet në Facebook:
Duket se ka një lloj animoziteti për sjelljen e elitës politike në Tiranë që e barazon qasjen filoperëndimore me një lloj negacioni të Islamit si fe e shumicës. Nuk kemi pse të analizojmë premisat e z. Murati, vëzhgimi vë në dukje një të ëvrtertë: aderimi gjoja kulturor në kristianizëm është po aq ekzibicionizëm snobësh sa edhe iftarët kryeministrorë.
Kisha në oborrin e UP-së dhe Katedralja në Prishtinë, ndërtime politike?
Është ndoshta një krahasim i rreptë e i pavend për shumëkënd por, që të dyja janë arkitektura ideologjike e politike. PIKË!
“Laiciteti është themeli i shoqërive moderne”
Akademia Franceze i ka caktuar shkrimtarit libanez, Amin Maalouf numrin 29, që më parë e mbante antropologu i famshëm, Claude Lévi-Strauss, që siç nënvizon “Avvenire”, “më shumë se kushdo tjetër e udhëhoqi Europën drejt njohjes dhe kuptimit të kulturave të tjera”. Maalouf kosniderohet si zëdhënës i një mentaliteti kozmopolit që nuk e mohon konceptin e identitetit, por të cilin e ripërpunon në mënyrë dinamike. “Identiteti konstituhet përmes akumulimit, jo diskriminimit”, thotë shkrimtari që ndodhet në Itali me rastin e festivalit venecian “Kryqzimi i Qytetërimeve”.
Shkelja e laicitetit në Televizionin Publik Shqiptar
Do të doja t'ju bëja me dije për një shqetësim timin në lidhje me shkeljen e laicitetit nga TVSh. Kjo media publike e mbajtur me taksat tona trasmeton çdo javë emisionin: "LIDHJE DIREKTE NGA VATIKANI". Nëse TVSH dëshiron t'u ofrojë shqiptarëve një mbulim të të trija feve zyrtare në Shqipëri, atëherë duhet të shihnim edhe predikime të drejtpërdrejta nga Patrikana e Kostandinopojës apo nga Meka. TVSH supozohet të jetë televizion laik, një hapësirë laike për të gjithë ne pa dallim feje, por Kjo që po shohim vepron si një media private.
Baki Goxhaj