kontoll
Situata e drogës në Shqipëri nën kontroll, hetimet përparuan pas dhjetorit
Marrëveshja e 18 Majit la disi në hije çështjen e trafikut të drogës, që mesa duket merret si argument vetëm për qëllime politike. Rastësisht ose jo, paqja në politikë po shoqërohet me konseguenca pozitive në çështjen e drogës.
Ish kreu i antimafias italiane në Leçe, Cataldo Motta thotë se situata e trafikut të drogës mund të thuhet se është nën kontroll dhe vlerëson skuadrën e përbashkët të hetimit që u ngrit në dhjetor.