Kombi kosovar
Tirana nuk është kurrfarë qendre e shqiptarizmës*
Thellë, aq thellë janë zhytur gazetarë e opinionistë në Tiranë, në përpjekje për të mohuar qenien e Kosovës shtet, sa që nuk po ngurrojnë të shpërfaqin animozitet e marrëzi nga më të ndryshmet. Njëri ndër ta, madje, shkoi aq larg sa që kosovarët i vinte para dilemës nëse janë "me cicat e Cecës" apo me Nënë Terezën.
Rreth 'kombit kosovar'
Zbuluesit dhe promovuesit e 'kombit kosovar' nisen nga nje keqperkthim, ose perkthim preferencial te reduktuar te nocioneve perendimore te fjaleve 'nation' dhe 'nationality', me gjithe reduktimin e koncepteve percjellese te ketyre dy fjaleve. Ne gjuhen shqipe fjala komb ka disa kuptime, ky ngaterresa e dy prej tyre eshte burim i "sherrit". Fjalori i gjuhes shqipe veçon si paresor kuptimin qe mbi nje shekull nenkupton bashkesine e gjuhes dhe etnise te nje populli - nuk po e citoj ne detaje - qe jo domosdoshmerisht jeton ne nje shtet.