kerkorian
100 milionë dollarë për një film mbi Genocidin Armen
Njësoj si hebrejtë me “Listën e Shindlerit” apo “Shoah”, edhe armenët do të kenë së shpejti një produksion kinematografik që mund të bëjë jehonë atij që njihet si Genocidi Armen i fillim shekullit të 20-të. Thuhet se 1.5 milionë armenë u vranë përmes një fushate të mirëmenduar dhe të programuar nga Turqit e Rinj, në një akt që ende sot provokon kundërshti të mëdha. Ka një fushatë armene për të njohur genocidin por roli dhe rëndësia e Turqisë ka penguar në këtë drejtim.