intervistimi
Një betejë që nuk prodhon heronj
Hashim Thaçi është kthyer në Kosovë pas katër ditësh intervistim në Prokurorinë Speciale në Hagë. Një institucion të cilin ai e ka dekretuar dhe para të cilit përgjigjet sot. Me imunitetin e Presidentit, jo me besimin e një qytetari që respekton angazhimin e tij. Sot ai ka bërë një hap pas në krahasim edhe me Rambujenë, në kështjellën e së cilës hyri me kredencialet e një luftëtari, pasi në këtë rast Presidentit të Kosovës nuk po i kërkohet informacion një firmë për paqen, por i kërkohet llogari për aktet e tij gjatë luftës.