harry reid
Kreu i FBI-së Comey, krahasohet me J Edgar Hoover. Zëra që kërkojnë dorëheqjen e tij
Zgjedhjet amerikane janë bërë pis në legjitimitetin e tyre pas disa lajmeve të fundit sipas të cilave CIA mendon se Rusia ka ndikuar në rezultatin e tyre. Një prej senatorëve demokratë, Harry Reid, deklaroi se përgjegjësia për këtë që ndodhi me Rusinë dhe lojërat e saj në zgjedhje duke favorizuar Donald Trump, i shkon Byrosë Federale të Hetimit dhe drejtuesit të saj, James Comey. Sipas Reid , Comey ka lejuar që kjo të ndodhë, pra që aktivitetet e hakeruesve të realizohen dhe mandej WikiLeaks të publikonte materialet që sipas tij kthyen opinionin amerikan.