gjuhesia

Orientimi normativist i gjuhësisë tanimë është i pamjaftueshëm

Postuar në 02 Shtator, 2019 15:46

Në një intervistë për revistën e përjavshme “ExLibris”, gjuhëtari Rexhep Ismajli thotë se gjuha shqipe ndodhet në një moment sprove të paprecedentë për shkak të zhvillimeve të mëdha në botën e komunikimit. Duke bërë një vlerësim të dinamizmit social dhe kulturor, Ismajli konstaton se orientimi me karakter normativist që ka gjuhësia shqiptare dhe akademia në raport me shqipen, nuk është më i mjaftueshëm.

Beci për Çabejn, Kostallarin dhe Arshi Pipën

Postuar në 19 Shtator, 2016 22:10

Sot në “Zululand” ka qenë i ftuar gjuhëtari Bahri Beci, i cili së fundmi ka botuar librin “Struktura dialektore e shqipes”. Siç është e rastit në emisione gazetareske fjala ka rënë për konsideratat për disa gjuhëtarë që kanë shenjuar historinë e gjuhësisë në Shqipërisë për gjysmë shekulli. Çabej duket se mbetet më i vlerësuari, por Beci thotë se edhe Androkli Kostallari ka qenë një gjuhëtar shumë i formuar, por i indoktrinuar. Për tezat e Arshi Pipës, Beci thotë se ato janë më shumë qasje politike sesa gjuhësore, duke hedhur poshtë kontributin e Pipës në gjuhësi.

Intervistë me akademikun Grigore Brancus/Rrëfimi i një albanologu

Postuar në 17 Nëntor, 2015 14:03

Profesor, ju lutemi fillimisht na tregoni se si e zbuluat pasionin tuaj për gjuhësinë?

Subscribe to RSS - gjuhesia