gazi i lengshem
SHBA: Do vijojmë të furnizojmë BE-në me gaz të lëngshëm
Vendimi i Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të pezulluar miratime për projektet e reja të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nuk do të prekë dërgesat në Evropë. "Kjo nuk ndikon në asnjë nga LNG që eksportohet aktualisht," tha zëvendës sekretari amerikan i Energjisë, David Turk, për Politico.
"Ai gjithashtu nuk ndikon në asnjë nga ndërtimet aktuale që po vazhdojnë për të eksportuar edhe më shumë LNG," shton Turk.
SHBA merr përsipër furnizimin e Europës me gaz të lëngshëm
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje të premten për të furnizuar Evropën me sasi të shtuar të gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së (LNG), ndërsa liderët e bllokut evropian janë mbledhur në diskutime për të frenuar varësinë e tyre nga karburantet fosile ruse dhe për t'u përballur me krizën energjetike.
Pakti i shpallur gjatë vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel, pason një ditë me tre samite në kryeqytetin e BE-së, ku liderët kritikuan pushtimin rus të Ukrainës dhe ofruan mbështetje të re për Kievin.
Furnizimi me gaz, Gjermania “dorëzohet” te Katari
Që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë, Gjermania është në kërkim të alternativave të tjera të furnizimit me gaz. Një prej këtyre alternativave është Katari. Të dy vendet nënshkruan të dielën një marrëveshje partneriteti afatgjatë, raporton Al Jazeera.
Opsioni i Shqipërisë si qendër shpërndarjeje e gazit të lëngshëm
Një ligj i ri i kaluar në Kongres pritet t’i japë formë të re gjeopolitikës amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Europë. Edhe pse të ndarë, deputetët në Dhomën e Ulët ia dolën të bashkojnë votat e mjaftueshme për të ndihmuar “Exxon Mobil”.
Gjatë periudhës së pauzës parlamentare, ligjvënësit amerikanë arritën një marrëveshje të diskutueshme për tubacionin e gazit në Mesdheun lindor.