frewncezet
Shqipëria dhe shqiptarët në sytë e piktorëve francezë (VIDEO)
Mund të themi se për shqiptarët, veç epokës së Rilindjes dhe lëvizjeve për liri e pavarësi, shekulli i XIX ishte gjithashtu dhe shekulli i portretizimit të tij në imazhe, pasi pothuaj për herë të parë, bota e Perëndimit shikonte portretet e shqiptarëve, veshjet e tyre, dekoret shqiptare dhe gjithçka e jashtme që lidhej me përjetimet e tyre, valltarët, këngëtarët, personazhet historikë, edhe pse në pjesën më të madhe këtu bëhet fjalë për shqiptarët jashtë kufijve aktualë të Shqipërisë, pra të atyre që jetonin jashtë kufijve të sotëm.