finlanda
Finlanda, në NATO pavarësisht presionit rus
Finlanda dëshiron anëtarësimin në NATO, pavarësisht paralajmërimeve të Rusisë drejtuar aleancës perëndimore për të mos u zgjeruar në lindje të Europës. Në mesazhin e fundvitit drejtuar finlandezëve, kryeministrja Sanna Marin tha se Finlanda e ka mundësinë për të aplikuar për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).
Besimi te media, rekordin e mban Europa veriore
Finlanda është vendi, qytetarët e të cilit kanë besimin më të madh te mediat. Një studim i kryer së fundmi nga Instituti Reuters dhe nga qendra kërkimore e Universitetit të Oksfordit tregon se besimi në mediat e lajmeve në Finlandë është më i larti në botë. Ekspertët e shpjegojnë këtë me traditat kulturore, pandeminë dhe nivelin e lartë të besimit të Finlandës në institucione.
Raporti për racizmin në Europë, kryesojnë Finlanda e Austria
Emigrantët që vijnë nga vendet afrikane vijojnë të vuajnë përjashtimin social dhe racizmin e intensiv në thuajse gjithë vendet e Bashkimit Evropian. Sipas një studimi të Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) për vitin 2017 kjo prirje është e kombinuar me rritjen e nacionalizmit dhe të djathtës ekstreme në botë.
Riklasifikohet sëmundja e Diabetit
Kërkuesit në Finlandë dhe në Suedi rekomandojnë një riklasifikim të sëmundjes së Diabetit, prej nga ku mund të kalohet në një trajtim më të mirë mjekësor. Sipas tyre, panorama e diabetit është shumë më e komplikuar sesa ajo që na ofrohet nga ndarja Tipi 1 dhe Tipi 2 dhe kuptimi i këtij fakti është një hap i madh në trajtimin e sëmundjes, ndonëse pranohet se kurat nuk do të ndryshojnë shumë shpejt.