fiasko
Fiasko me drejtoreshën e AMF-së, propozohet shkarkimi
Komisioni i Ekonomisë propozoi shkarkimin e drejtores ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, një emërim që bëri vetë para dy vitesh. Propozimi për shkarkimin e Enkeleda Shehit ka ardhur fillimisht nga bordi i autoritetit, por e ftuar për të raportuar, znj Shehi e ka konsideruar seancën një sallë gjyqi diktatorial.