faktori
Nacionalizmi maqedonas dhe distancimi i heshtur i faktorit shqiptar
Nacionalistët protestuan sërish në Shkup kundër marrëveshjes me Greqinë. Gjatë natës u shënuan edhe episode të dhunshme, kur një grup të rinjsh filluan të hedhin gurë dhe bomba molotov në polici. Forcat e rendit u kundpërgjigjën duke përdorur gaz lotsjellës për të sprapsur protestuesit.
Benzinë zjarrit i hodhën deklaratat e kreut të partisë maqedonase të opozitës, Kristian Mikisky, i cili theksoi se "kurrë dhe me asnjë kusht, edhe nëse kjo më kushton jetën nuk do ta mbështes këtë kapitullim nga Zoran Zaev"