emiratet
Paratë e vështira të naftës ruse
Pavarësisht sanksioneve të Perëndimit, ekonomia ruse tregoi rritje në dy vitet që pasuan ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë. E megjithatë, nuk është aq e lehtë sa duket. Firmat ruse të naftës përballen me vonesa deri në disa muaj për t'u paguar për naftën e papërpunuar dhe karburantin pasi bankat në Kinë, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë më të kujdesshme ndaj sanksioneve dytësore të SHBA-së.
Spiunë izraelitë të maskuar si gazetarë për familjen mbretërore në Emirate
Një përpjekje izraelite për të mbledhur informacion për një prej familjeve mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas këtyre përpjekjeve qëndron një kompani e inteligjencës që merret me çështjet e biznesit, raportoi të martën “Daily Beast”.
Një zgjidhje sipas modelit Izrael-Emirate për Kosovën. SHBA duhet të rimarrë rolin drejtues
Shumëkush po pret sot sesi do të dalë samiti mes Kosovës dhe Serbisë që organizohet nga SHBA. Tensioni është rritur dhe pritmëritë se diçka do të firmoset janë të mëdha nga lajmi se në mbyllje të samitit mes Vuçiç dhe Hotit do të jetë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ndërkohë që pala serbe ka bërë të qartë se nuk do të flasë për njohje, teksa nga pala kosovare ka pretendime për një pikë të marrëveshjes që flet për menaxhimin e territorit. Mirëpo problemi qëndron edhe te qasja e SHBA ndaj çështjes.