dyshimi

Dyshime nëse Edi Rama ka qenë në meshën e parë të katolikëve më 1990. Njësoj si me pjesëmarrjen në zhvillimet e 8 dhjetorit

Postuar në 05 Nëntor, 2015 16:57

Do vinte dita që kryeministri mund të bëhej qesharak me përpjekjen e tij si kumbar i tolerancës fetare. Si një katolik i vetëdeklaruar, Rama gjeti rastin dje që të thoshte se kishte qenë prezent në meshën e parë më 4 nëntor të vitit 1990: "Rasti e deshi që unë të vij këtu sot si Kryeministër. Por, do të isha këtu sot edhe nëse nuk do të isha Kryeministër. Si njëri prej atyre 300 vetëve që në 4 nëntor të 25 viteve më parë kam qenë këtu. Kam qenë këtu bashkë me disa miq. Jemi nisur shumë herët me tren nga Tirana pasi na kishte mbërritur fjala që Dom Simoni i madh do të bënte një meshë.

Subscribe to RSS - dyshimi