delimitimi i detit
Një pikëpyetje mbi dërgimin në Hagë të çështjes së detit me Greqinë
Në një postim të vetin në Facebook, ish-numri dy i Forcës Detare, Artur Meçollari, sjell në vëmendje një çështje që mund të sjellë pasoja për Shqipërinë. Fjala është për negociatat me Greqinë për delimitimin e ujërave detare, për të cilën të dyja vendet kanë rënë dakord ta çojnë në Hagë për gjykim ndërkombëtar. Problem që shtron z. Meçollari lidhet në të vërtetë nga një mungesë e plotë transparence nga qeveria shqiptare.