bullizmi

8 km në këmbë si dënim për bullizmin (Video)

Postuar në 07 Dhjetor, 2018 00:20

Debat të madh ka hapur në SHBA rasti i një babai nga Ohajo, i cili ka detyruar vajzën e tij të ecë 8 km në këmbë  si dënim për bullizmin që e bija kryentë në shkollë ndaj fëmijëve të tjerë.

Siç thuhet në reportazhin e  BBC, 10-vjeçares Kirsten iu dha një dënim tre-ditor për të mos udhëtuar me autobusin e shkollës për shkak se ishte kapur për herë të dytë duke ngacmuar fëmijët e tjerë. Pas kësaj babai i saj Matt Cox vendosi t'i jepte mësimin e jetës, duke e detyruar që rrugën vajtje ardhje për në shkollë ta bëjë në këmbë.

Raport studimor mbi bullizmin dhe ekstremizmin në sistemin arsimor shqiptar

Postuar në 27 Korrik, 2017 17:55

Është publikuar së fundmi një raportr studimor për bullizmin dhe ekstremizmin në shkollat në Shqipëri. Studimi është autorizuar nga Këshilli i Europës dhe ka për autorë Edmond Dragoti dhe Emanuela Ismaili.  Autorët shkruajnë që në hyrje se “për të marrë të dhëna të sakta dhe rezultate të besueshme, për këtë projekt në shkallë të gjerë shtrirje u miratua një qasje me teknika sasiore, e cila përfshin 2377 nxënës nga klasa e IV deri në klasën e XII, 3560 mësues dhe 970 prindër nga 144 shkolla në 12 rrethe të Shqipërisë”.

Subscribe to RSS - bullizmi