bujanoc
Koalicioni i partive shqiptare në Luginën e Preshevës, në ditën e votimit u “tradhtua” nga dy parti në Bujanoc
Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi, treguan një unifikim për hërë të parë të partive shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilat garuan me një listë të përbashkët nën emrin Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar.
Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, përmes listës së përbashkët, në këto zgjedhje kanë arritur të marrin 7,39 % të votave dhe do të ketë afërsisht katër deputetë.