bujana bushi
Fati i 100 mijë eurove, familjarët e Bujanës takojnë Nishanin, akuzojnë policinë
Është kthyer në sagë historia e aksidentit fatal rrugor të 32-vjeçares Bujana Bushi, së cilës sipas familjarëve i janë marrë edhe 100 mijë euro që kishte në çantë. Familjarët janë takuar sot me Presidentin Bujar Nishani, dhe pretendojnë se policia ka tentuar ta fshehë aksidentin, nuk u ka dhënë detaje për mënyrën se si ndodhi, si dhe kanë deklaruar se Bujanës i janë zhdukur të gjitha sendet personale. Aksidentin, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe akuzojnë policinë për fshehjen e ngjarjes.
I shoqi i Bujana Bushit, viktimës së aksidentit në Kavajë, kërkon 100 mijë eurot dhe akuzon për fshehje të ngjarjes
Kundrejt njoftimeve policore edhe për kapjen e një grami hashash, një aksident rrugor i lënë në heshtje, edhe pse ka patur një viktimë, dhe shuma e parave prej 100 mijë eurosh që kishte në çantë 32 vjeçarja Bujana Bushi, bënë dje xhiron e mediave. Policia së fundi sqaroi se sendet e gjetura në vendngjarje i ka prokuroria, por kjo nuk e bind bashkëshortin e Bujanës, Vullnet Troka, 45 vjeç.