bashkimi doganor

Kryeministri malazez, Markoviç: Bashkimi doganor dhe tregu i përbashkët ballkanik, ide jorealiste

Postuar në 29 Qershor, 2017 19:05

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç thotë në një intervistë të fundit se anëtarësimi i vendit të tij në NATo i shërben sigurisë në Ballkan. Sipas tij Mali i Zi ka qenë ekspozuar ndaj faktorëve të kërcënimit të sigurisë, nga jashtë dhe brenda, çka e bën hyrjen në Aleancë një akt që jep garanci. Markoviç ka folur edhe për idenë e tregut të përbashkët ballkanik dhe sipas tij, ajo nuk është një ide realiste.

Bashkimi doganor i Ballkanit Perëndimor mund të hyjë në fuqi brenda 6 muajve

Postuar në 22 Mars, 2017 01:53

Bashkimi doganor i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të hyjë në fuqi brenda këtyre 6 muajve. Lajmi raportohet nga një gazetë e Banja Lukës, “Nezavisne novine” dhe referohet nga disa media në rajon. Sipas kësaj gazete marrëveshja për koordinimin e procedurave dhe dokumentacionit pritet të nënshkruhet në panairin e Mostarit dhe mendohet të jetë një hap konkret në krijimin e një hapësire të vetme ekonomike mes Serbisë, Bosnjes. Malit të Zi, Kosova dhe Shqipërisë.

Vuçiç: Treg i lirë dhe bashkim doganor për Ballkanin Perëndimor. Jam konsultuar me Zvizdiç dhe Ramën

Postuar në 17 Shkurt, 2017 22:33

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka hedhur idenë e bashkimit doganor për Ballkanin Perëndimor dhe vendosjen e një tregu të lirë. Ai e ka zyrtarizuar propozimin në takimin që ka patur me homologun austriak. Christian Kern, duke theksuar se “ideja synon të sjellë territoret tona më afër”, duke lehtësuar lëvizjen e mallarave.

Subscribe to RSS - bashkimi doganor