balluku
Pse ju ndodh gjithmonë kështu Belinda? Koha të zbrisni nga avioni
Ngjarja e Rinasit, ku njerëz të armatosur çanë me lehtësi rrethimin e aeroportit duke kaluar pa vështirësi në pistën e avionëve ekspozoi dobësitë e mëdha që shteti shqiptar ka në çështjet e sigurisë, ndonëse vend anëtar i NATO-s.
Situata është edhe më alarmante po të kemi parasysh se bëhet fjalë për një ngjarje të përsëritur. 3 vjet më parë në 30 qershor të 2016 nga e njëjta derë persona të armatosur hynë me makinë në pistë duke grabitur valutën e një banke të niveli të dytë.
Loja me frikën e Arbitrazhit/Anullohen HEC-et, por jo koncesionet e qeverisë Berisha
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka njoftuar sot anullimin e dy kontratave të tjera për ndërtim hidrocentrales në lumen e Urakës në Kurbnesh.
Etilda ndërhyn në vetë të parë për fotografimin e Borëbardhës
Në datën 20 mars, redaksia e “Të Kripura” në ResPublica, që kryen punë autonome për llogari të buzëqeshjes publike dhe buzëvarjes politike, publikoi një lajm sipas të cilit fotografi i zonjës Belinda Balluku, njohur nga Gjenerata X si Borëbardha e Infrastrukturës, ishte pushuar nga puna.
Lan duart me biznesmenin Bashkim Ulaj. Ministrja Balluku nis pastrimin e vendngjarjes
Pas drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci, i cili dha dorëheqjen, sot është shkarkuar drejtori i Autoritetit të Rrugëve, Afrim Qendro. Ministrja e re e Infrastrukturës, një njeri shumë i afërt i kryeministrit Edi Rama, ka marrë përsipër detyrën e pastrimit të rrënojave të Damian Gjiknurit sidomos me predhën e rëndë të mashtrimit të kompanisë DH Albania në prokurimin e Lotit i të Unazës së Madhe. E njëjta kompani kishte fituar tender edhe me OST-në duke krijuar dyshime të mëdha se ishte klient i preferuar nga Lart.