aqif rakipi
SHBA do na ndihmonte duke na treguar se kush është i pakorruptuar
Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi janë shpallur non grata nga SHBA. Arsyeja dihet: Korrupsion. Bashkë me ta edhe Nikolla Gruevski dhe disa të të tjerë në Bosnjë, përherë me akuzën e korrupsionit dhe destabilizimit. Kështu fluturoi edhe Sali Berisha, edhe Tom Doshi edhe duarakullorja i Durrësit. Puna është se këtë të destabilizimit do pak fantazi ta kuptosh, pasi këta tanët i kanë thënë lepe-peqe Amerikës aq sa janë bërë të neveritshëm.
Rasti Rakipi/Zbatim i ligjit apo lojë politike?
Prej disa ditësh, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës ka vënë në lëvizje procesin e heqjes së mandatit për dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Konkretisht për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së, Gledion Rehovica.
Aqif Rakipi i PDIU: Pa ne nuk mund të krijohet qeveria
PDIU do të dyfishojë mandatet dhe në Elbasan do të marrë 3 deputetë. Ky është objektivi për zgjedhjet e 25 qershorit, që e deklaron për "TemA TV", deputeti Aqif Rakipi. Sipas tij çdo qeveri e re që do të dalë pas zgjedhjeve do të ketë nevojë për votat e PDIU-së.