ambasadat
Blair, Londra i ndalon abuzimin me privilegjet zyrtare: Nuk përfaqëson qeverinë tonë
Gazeta “The Telegraph” shkruan sot se qeveria britanike ka urdhëruar të gjitha ambasadat e saj që të mos lejojnë qëndrimin e ish-ministrave apo ish-kryeministrave në rezidencat diplomatik, as edhe të shërbehen me burimet e tyre, në mënyrë që të shmanget ideja se këta njerëz përfaqësojnë zyrtarisht Britaninë e Madhe. Rast tipik ilustrues është ish-kryeministri Tony Blair, një udhëtar i madh i kohës sonë, i cili prej kohësh ushtron aktivitet lobimi për interesa private.