akuzat doreheqja
Akuza dhe standarde
Ndonëse i ka quajtur akuza të përsëritura dhe baltosje politike, Fatmir Xhafaj nuk e ka pritur mirë publikimin nga PD të dosjes së dënimit të vëllait të tij për trafik droge. Në një reagim për mediat ai distancoi qeverinë ku bën pjesë nga historia personale e vëllait të tij, duke thënë se akuzat për të vëllain janë një argument i ripërsëritur i opozitës që nuk ka asnjë lidhje me punën dhe funksionin e tij si ministër i Brendshëm.