Slideri Kryesor

Racizmi i Wilsonit. Një debat i dobishëm për dritëhijet e figurave e historike

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 22:37

Peter Singer, profesor i Bioetikës në Universitetin e Princeton në ShBA, shkruan në “Project Syndicate” një opinion për një problem disk delikat që është shtruar së fundmi. Singer tregon një përvojë me studentë të vetët të cilët lanë mësimin për t’iu bashkuar një proteste të Black Justice League si pasojnë e vrasjes së Michael Brown në Ferguson në gusht 2014.

Shqipëria merr vetëm një projekt nga plani 5 vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës në Ballkan

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 21:01

Në datën 3 të këtij muaji u zhvillua në Tiranë aktiviteti më i rëndësishëm politik dhe ekonomik për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, mbledhja vjetore e Ministrave të Transportit dhe e SEETO (Observatorit të Transportit të Europës Juglindore). Në këtë mbledhje u paraqit “Planit 5 Vjeçar 2016-2020 i Zhvillimit të Transportit të Ballkanin Perëndimor”.  Përmes një letre, Geri Selenica, Drejtor i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike i është drejtuar Kryeministrit  Edi Rama, ku trajton mbetjen pas të vendit tonë.

Shpjegon Selenica:

I urryer

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 19:03

Me protestën e Partisë Demokratike më 8 dhjetor është marrë sot edhe Fatos Lubonja, që e sheh atë si reagim ndaj dhunës shtetërore në zbatim të disa politikave të caktuara.

Projektligj për regjistrimin e emigrantëve

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 15:19

Qeveria ka prezantuar sot projektligjin e ri për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, Ministri I Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka sqaruar përfitimet e dyanshme që rrjedhin nga regjistrimi, i cili do “të përputhë Shqipërinë në letër me atë reale”. Një shifër e dhënë prej tij flet qartë: janë të regjistruar 4.4 milionë shtetas, por nuk dihet sa realisht jetojnë brenda vendit.

Trupat KRAH të PD-së dhe trupat SA të nazizmit

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 14:32

Duke u marrë më shumë me djegien e bunkerit dhe me dëmtimin e disa ministrive që nuk ishin kushedi se çfarë, sikur nuk u vu re, apo nuk iu kushtua rëndësia e duhur, të resë më të veçantë të protestës së DP-së: shfaqjes dhe marshimit të trupave KRAH, "Korpusi Rinor Azem Hajdari".

Prokuroria mbyll hetimet per Francesco Becchettin

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 13:01

Dërgohet për gjykim dosja në ngarkim të Francesco Becchettit. Prokuroria e  Tiranës ka dërguar për gjykim kërkesën për skemën e dyshuar mashtruese “KGE” në ngarkim të të pandehurve Francesco Becchetti, Liliana Condimi, Mauro de Renzi dhe Eriona Troplini, Stavri Peçi, Fetah Dervishi dhe Sokol Koçi.Prokurorët e çështjes kanë ngritur akuzë për shtatë persona, mes të cilëve edhe vetë Francesco Becchetti, ndaj të cilit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

Zhbllokohet markimi i karburanteve

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 10:54

Kompania GFI Albania ka rifilluar mbrëmë vonë procesin e markimit të karburanteve, pasi e kishte ndërprerë atë dje në mengjes, duke bllokuar furnizimin me naftë në vend, pasi në bazë të një VKM të Këshillit të Ministrave të vitit 2013, autoritetet doganore, para se të bëjnë arkëtimin e akcizës, kërkojnë që kompania importuese e karburanteve të paraqesë faturën e markimit të karburanteve, që jepet nga koncesionari.

Besnik Mustafaj: Berisha e ka mbyllur ciklin politik

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 10:43

Njëri nga protagonistët kryesorë të lëvizjes së Dhjetorit të vitit 1990 që shënoi lindjen e pluralizmit politik dhe shënoi rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, të parës parti opozitare pas 45 vitesh diktaturë, Besnik Mustafaj në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” bën një “skaner” të zhvillimit të asaj periudhe, por dhe në gjithw këto vite.

Të punësuarit, 18 mijë më shumë se vjet, por 27 mijë më pak se parvjet

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 10:36

INSTAT –i ka publikuar përmbledhjen më të fundit të treguesve të tregut të punës, vlerësuar sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës (http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-pun%C3%ABs.aspx?tab=tabs-5 ).

Nga kjo përmbledhje rezulton se numri i të punësuarve 15 vjeç e lart ishte 1 milion e 90 mijë në tremujorin e tretë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të para një viti, prëmbledhja tregon se sivjet ka patur 18 mijë të punësuar më shumë, por 27 mijë më pak se në të njëjtin tremujor parvjet.

Fino: Veliaj nuk mund të jetë kryetar i PS

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 10:17

Gjatë diskutimit nen për nen të projektligjit për vetëqeverisjen vendore, deputeti socialist Bashkim Fino ka propozuar që të marrë fund katapultimi i kryebashkiakëve në krye të partive politike parlamentare.
Sipas Finos, partitë politike duhen konsideruar si pasuri publike, ndaj edhe kryebashkiakët duhet të respektojnë votëbesimin e qytetarëve. Propozimin e tij Fino e konkretizoi me shembullin e Tiranës, ku theksoi se nëse kryebashkiaku Erion Veliaj do të kërkojë të jetë në krye të Partisë Socialiste, atëherë në kryeqytet duhet të zhvillohen sërish zgjedhje vendore.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor